9. KLAUZOLA ORDER BY
Shpeshherë, është e nevojshme të renditet lista e tabelës së rezultateve në rendin rritës apo zbritës sipas një apo disa kollonave me vlera numerike apo tekst. Kjo realizohet nëpërmjet përdorimit të klauzolës ORDER BY sipas trajtës së mëposhtme.
Kllapat [] tregojnë që klauzola WHERE nuk është e detyrueshme. Megjithatë, nëse klauzola WHERE përfshihet, ajo vjen përpara klauzolës ORDER BY. ASC dhe DESC përcakton llojin e renditjes, përkatësisht rritëse ose zbritëse. Nëse asnjëra nuk specifikohet renditja automatikisht do to të jetë në rendin rritës.
Është e mundur që klauzola ORDER BY të shoqërohet me më shumë se një kriter krahasimi. Për shembull, në rast të përcaktimit të n fushave për renditje, klauzola ORDER BY ka trajtën:
Rekordet renditen fillimisht sipas kollonës 1, pastaj për vlerat e njëjta në këtë fushë renditja e tyre bëhet sipas kollonës 2, e kështu me radhë për kollonat e tjera. Pra, sipas këtij kuptimi, renditja sipas fushës fusha_n kryhet për rekordet me vlera të njëjta të n-1 fushave të tjera.
Në klauzolën ORDER BY ne mund të specifikojmë si kriter renditje edhe shprehje që kanë kuptim. Për shembull, në rast se kërkohet renditja sipas prodhimit të dy fushave numerike kollona_1 dhe kollona_2, atëherë kodi përkatës është
Së fundi, theksojmë se në rast se dihet në tabelat e të dhënave pozicioni në radhë i fushave që përdoren si kritere krahasimi, atëherë në klauzolën ORDER BY në vend të emrave të fushave mund të vendoset thjesht rradha e tyre në databazë. Për shembull, në rast se renditja kërkohet sipas fushave kollona_1 dhe kollona_2 të cilat në rradhë janë përkatësisht e treta dhe e shtata në tabelën e të dhënave, atëherë klauzola ORDER BY mund të shkruhet në trajtën
ORDER BY 3, 7.