6. LLOGARITJA E SHPREHJEVE DHE PËRPARËSIA E OPERATORËVE
Shprehjet SQL janë pjesë përbërëse të querive të cilat kryejnë llogaritje aritmetike ose krahasojnë vlera të dhëna kundrejt vlerave të tjera. Llojet e shprehjeve në SQL mund të jenë shkronjore, numerike dhe Buliane. Shprehjet Buliane janë ato që nxjerrin rekordet që plotësojnë një kusht të caktuar, si në shembullin e mëposhtëm.
Shprehjet numerike llogaritin një vlerë të caktuar numerike nga përdorimi i operatorëve aritmetikë te cilat janë + (mbedhja), -(zbritja), /(pjestim), *(shumëzim), dhe % (mbetja). Theksojmë se operatori % prodhon si rezultat mbetjen që del nga pjestimi i plotë. Për shembull, 5%2=1. Nëse shprehja nuk përmban kllapa, rradha e kryerjes së veprimeve është: shumëzim, pjestim, mbetje, mbledhje, zbritje. Vendosja e kllapave i jep përparësi kryerjes së veprimeve brenda kllapave më të brendshme.
Le të konsiderojmë se kemi një tabelë të dhënash të quajtur “Produktet” që përmban dy fusha, Artikulli dhe Çmimi. Kodi i mëposhtëm nxjerr tre fusha, ku vlera e fushës së tretëështë përftuar duke i shtuar 10 vlerës përkatëse të fushës së dytë.
Ndërkohë, mund të specifikohet një emër i ri për fushën e re të përllogaritur si Çmimi+10, konkretisht, Çmimi_ri.
Për një kuptim të qartë të përparësisë së operatorëve marrim si shembull tabelën 12-1 tëtë dhënavedhe zhvillojmë kodin e mëposhtëm SQL.
Tabela 12‑1
Rezultat i këtij query do të jetë tabela 12-2
Tabela 12‑2