4. OPERATORËT E KRAHASIMIT DHE LIDHËZAT LLOGJIKE
Operatorët e krahasimit janë simbole matematike të përdorura për të krahasuar shprehje dhe për vlerësuar vërtetësinë e tyre si të vërtetë (TRUE) apo të rremë (FALSE). Këta operatorë përfshijnë “barazimin” (=), e ndryshme (<> ose !=) dhe mosbarazimet “më i madh” (>), “më i vogël (<), “jo më i madh” (<=) dhe “jo më i vogël” (>=). Sipas kuptimit përkatës të këtyre operatorëve, ato përcaktojnë në SQL vlerësimet e shprehjeve të caktuara apo vërtetësinë e pohimeve të kushteve tënjë kodi. Shumica e operatorëve do të përdoren brenda pohimeve kushtëzuese në klauzolën WHERE të komandave SQL. Një shembull i përdorimit të këtyre operatorëve jepet në tabelën 10-1.
Tabela 10‑1: Operatorët e krahasimit
Theksojmë se operatorët e krahasimit përdoren me çdo tip të dhënash, duke mos u kufizuar vetëm me vlerat numerike. Le të shqyrtojmë shembullin e mëposhtëm të një klauzole WHERE.
WHERE shteti < ‘CA’
Në këtë rast, shteti është një fushë që përmban vlera me dy karaktere alfanumerike kapitale. Kushti i mësipërm zgjedh ato shtete kodi përkatës i të cilëve fillon me gërmat A ose B. Për shembull Andora(AN), Albania(AL), Brazil(BR) e plotësojnë kushtin përkatës, ndërsa China(CH), Italy(IT) nuk e plotësojnë. Kjo për arsyen se renditja bazohet në tabelën e kodeve ASCII qëështë më e përdorshmja por jo e vetme.
Operatorët llogjike që përdoren në SQL janë tre të cilat identifikohen me termat AND, OR dhe NOT. Ato përdoren për të vlerësuar vërtetësinë e dy ose më shumë pohimeve të lidhura midis tyre në një pohim të vetëm.
Operatori OR ka kuptimin ose, dhe në rast se ajo lidh dy kushte atëherë pohimi bëhet i vërtetë kur plotësohet të paktën njëri nga kushtet. Tabela e vërtetësisë së këtij operatori jepet në tabelën 10-2.
Tabela 10‑2
Operatori AND ka kuptimin “dhe” e cila kur lidh dy kushte,pohimi bëhet i vërtetë nëse plotësohen tëdyja kushtet. Tabela e vërtetësisë së këtij operatori jepet në tabelën 10-2.
Tabela 10‑3
Operatori NOT ka kuptimin mohues, i cili nënkupton që një pohim është i vërtetë nëse nuk plotësohet kushti i dhënë. Pra, nëse një pohim i dhënë P është i rremë, atëherë NOT P është i vërtetë, dhe nëse një pohim P është i vërtetë, NOT P është i rremë.
Së fundi, theksojmë se një kusht mund të përfshijë një kombinim të tre operatorëve llogjikë, vërtetësia e të cilave nëçdo rast vlerësohet.