Hyrje në SQL

5.      OPERATORËT BETWEEN, IN, LIKE DHE IS NULL

BETWEEN është një lidhëz kushtëzuese që përdoret në klauzolën WHERE. Përdoret për tëkërkuar rekorde tabelash që plotësojnë një kusht që specifikon të qenurit midis dy vlerave. Për shembull, ajo mund të përdoret për të kërkuar për rekorde që i përgjigjen kërkesës së formuluar “Sa porosi janë kryer midis datës 01 korrrik 2016 dhe 31 dhjetor 2016”? Kodi SQL përkatës është

BETWEEN në fakt kombinon dy pohime kushtëzuese në një të vetme dhe thjeshtëzon proçesin e kërkimit. Një kërkesë tjetër mund të zhvillohet pa përdorur kushtin BETWEEN, por duke përdorur operatorin AND, dhe rezultati të jetë i njëjtë. Kodi përkatës në këtë rast do të jetë

Operatori IN përdoret për të nxjerrë të dhëna që ndeshin një listë vlerash të caktuara. Një skenar kur do të ishte i dobishëm përdorimi i këtij operatori është kur për shembull nevojitet të gjenden të dhënat për disa kliente. Kështu, IN përdoret për të specifikuar listën e emrave të klientëve dhe SQL do të kërkojë rekordet në tabelë që i takojnë klientëve të listuar. Konkretisht, nëse kërkohet nxjerrja e rekordeve nga tabela e porosive që i takojnë klientëve me emër “Gerald Gumi” dhe “Klubi Saturni”, atëherë kodi i mëposhtëm SQL duhet përdorur.

Operatori LIKE përdoret në klauzolën WHERE për të nxjerrë rekorde nga një tabelë tek të cilat fushën e specifikuar në këtë operator e kanë të përafërt apo të ngjashme me një bashkësi të caktuar karakteresh. Për këtë qëllim, ky operator shoqërohet me përdorimin e dy simboleve të veçanta, përkatësisht simbolit % që përfaqëson asnjë, një ose më shumëkaraktere, dhe simbolit _ që përfaqëson një karakter të vetëm. Për shembull, kodi i mëposhtëm nxjerr rekordet që përmbajnë të gjithë fushat nga tabela “Porositë” me kusht që emri i qytetit të ketë në përmbajtjen e tij togkarakterëshin AN. Konkretisht, rezultati do përmbajë rekorde të porosive nga qytetet TIRANE, ELBASAN, etj, ku emri ka në përmbajtje “AN”, paraprirë dhe pasuar nga një numër çfarëdo karakteresh të tjera.

NULL i referohet vlerave të munguara. Kështu, një fushë e caktuar mund të jetë bosh për rekorde të caktuara. Për të identifikuar rekordet nga një tabelë që e kanë të munguar vlerën e një fushe përdorim operatorin IS NULL. Kujtojmë që operatorët e krahasimit është e pamundur të përdoren në këtë rast. Për shembull, për nxjerrjen e rekordeve nga tabela “Porositë” që e kanë të paplotësuar fushën “Qyteti”, zhvillojmë kodin e mëposhtëm.

Ndërkohë, në kuptimin “jo e munguar” përdoret ngjashmërisht operatori IS NOT NULL, por për të identifikuar rekorde që një fushë të caktuar e kanë me vlera jo të munguara.

[cite]
Comments
All comments.
Comments