Hyrje në SQL

3.      KLAUZOLA WHERE

Klauzola WHERE përcakton një pohim kushtëzues dhe mund të përdoret me çdo lloj kërkese SQL. Gjatë ekzekutimit SQL proçeson rresht pas rreshti. Në qoftë se pohimi kushtëzues është i vërtetë, atëherë rreshti përkatës pasqyrohet në tabelën e rezultateve. Kjo klauzolëështë thelbësisht një mekanizëm filtrimi për kërkesat SQL dhe shërben si një mjet i rëndësishëm për çdo zhvillues SQL. Le të trajtojmë shembullin e mëposhtëm të një query që përmban klauzolën WHERE.

Sipas këtij kodi, tabela e rezultateve 9-1 do të përmbajë të gjithë ato rekorde të cilat përmbajtjen e fushës Klient_emër e kanë Arben Stogu. Vetëm këto rekorde e bëjnë të vërtetë kushtin e paraqitur në klauzolën WHERE. Ndërkohë, tabela e rezultateve paraqet të dhënat për të gjitha fushat e tabelës “Porositë” sipas specifikimit të karakterit * në komandën SELECT.

Tabela 9‑1

Me klauzolën WHERE ne mund të përdorim dhe operatorë të tjerë matematikë përveç barazimit. Për shembull, nëse kërkohet që tabela e rezultateve të nxjerrë vetëm ato rekorde të cilat plotësojnë kushtin qëçmimi i produktit të jetë më i madh se 50, atëherë kodi përkatës është

Kushtet e vendosura në klauzolën WHERE mund të përmbajnë operatorë të zakonshëm matematikë të cilat mund të lidhen gjithashtu me operatorë llogjikë midis tyre. Një diskutim i plotë i këtyre operatorëve jepet në temat që vijojnë. Le të trajtojmë një shembull të klauzolës WHERE kur përmban kushte me lidhëzën llogjike AND e cila përdoret nëse kërkohet plotësimi i njëkohshëm i disa kushteve. Për shembull, nëse kërkohet që tabela e rezultateve të paraqesë rekordet e shitjeve nga qyteti “Tiranë” për produkte me çmim më të madh se 50, atëherë kodi i përdorur duhet të jetë

[cite]
Comments
All comments.
Comments