I FONI TIS ALVANIAS


I FONI TIS ALVANIAS
✤ (Zëri i Shqipërisë, 1879). Gazatë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore në gjuhën greke e pjesërisht shqip. Numri i parë doli më 29.9.1879 në Athinë, vijoi deri më 1880, gjithsej 40 numra. E drejtonte Anastas Kullurioti (shih). Ishte nga organet e para të shtypit shqiptar të Rilindjes Kombëtare. Luftoi për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për zgjimin e forcimin e vetëdijes kombëtare, për autonominë deri në çlirimin e plotë dhe për tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trajtoi dhe çështjet e gjuhës shqipe, e shkollës e të kulturës shqiptare.

(Zihni Reso)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – I Foni Tis Alvanias
Zëri i Shqipërisë – Forumi Shqipopedia

[cite]