MAQEDONIA E LASHTË


MAQEDONIA E LASHTË
✤ Trevë e Ballkanit, e cila në kohën antike kufizohej ndërmjet maleve të Rodopit në L, maleve të Pindit në P, lumit Erigon (Crna e sotme) në V dhe detit Egje në J. Popullsia e krahinave perëndimore (Elimea, Orestida, Eordea) ishte ilire, e krahinave lindore — trake, ndërsa jugore — helene. Rreth fundit të shek. VI p.e.r. në M. krijohet një shtet i pavarur, i eiii gjatë shek. V-VI bëri një sërë luftërash me mbretërinë ilire për zotërimin e Lynkestidës. Nën mbretërimin e Filipit II (360-336 p.e.r.) M. i mori shtetit ilir tokat deri në liqenin Lihnid (359 p.e.r.) dhe një pjesë të Dasaretisë (344 p.e.r.). Pushtimi maqedon u rivendos në këtë krahinë nga Aleksandri pas kryengritjes së v. 335 p.e.r. Përpjekje pa sukses u ‘bënë pëi pushtimin e Xlirisë nga mbretërit maqedonë Kasandri (314 dhe 312) dhe Filipi V (214). Më 168 M. u lidh me mbretërinë ilire në luftë kundër Romës, por mbreti Perse u thye në Pidna. Paa kësaj Roma e ndau në katër krahina autonoma dhe më 146 M. u bë provincë romake, duke përfshirë edhe pjesë të Ilirisë së Jugut e Epirit.

(N. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maqedonia E Lashtë


[cite]