IARA
✤ (Interallied Reparation Agency — Agjencia Ndëraleate e Reparacioneve). Organizëm i krijuar nga Konferenca e Reparacioneve më 14 janar 1946 për realizimin e programit të repara-‘ cioneve nga Gjermania. Në të bënin pjesë 18 shtete (Australia, Bashkimi Jugafrikan, Belgjika, Britania e Madhe, Çekosllovakia, Danimarka, Egjipti, Franca, Greqia, Holanda, India, Jugosllavia, Kanadaja, Luksemburgu, Norvegjia, Shqipëria, SHBA dhe Zelanda e Re). Kishte si organe kryesore asamblenë, sekretariatin, sekretarin e përgjithshëm, presidentin dhe një varg komitetesh e nënkomitetesh. Selia ndodhej në Bruksel. Veproi prej shkurtit 1946 deri në dhjetor 1959. Sekreiariati u shpërnda në vitin 1963. Prej sesionit të dytë (mars 1946) deri në mbyllje të veprimtarisë së saj në punimet e IARA-s mori pjesë edhe Shqipëria. Në shumë raste përfaqësuesit shqiptarë dënuan qëndrimet e imperialistëve angloamerikanë që e çuan veprimtarinë e këtij organizmi drejt dështimit të plotë dhe denoncuan politikën diskriminuese që ndiqej ndaj vendit tonë në zbatimin e programit të reparacioneve. RPS e Shqipërisë ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën e shpërndarjes së reparacioneve gjermane dhe ka rezervuar të drejtën që t’i rikthehet kësaj çështjeje në raste të tjera për të siguruar të drejtat e saj të ligjshme. (K.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Iara


[cite]