MARJANI
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në L të malit të Ostrovicës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lekasit (shih). Është djegur dy herë nga pushtuesit e huaj, prandaj dhe shumë banorë të tij janë larguar në vise të tjera të Shqipërisë. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Në shkurt 1944 fashistët italianë masakruan 36 fshatarë. Koop. bujqësore u formua më 1964. Përfshihet në koop. bujqësore të Lekasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e dhenve dhe prodhimi i drithërave të bukës. M. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, ambulancë, hidrocentral, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marjani


[cite]