IBRAHIM PASHË BUSLIATLLIU


IBRAHIM PASHË BUSLIATLLIU
✤ (?-1809). Qeveritar i ? ashallëkut të Shkodrës në vitet 1796-1809, vazhioi politikën e paraardhësve për mbrojtjen e .nteresave ekonomike të vendit dhe të kufijve të Pashallëkut nga synimet agresive të perandorisë bcnapartiste. Në kushtet e konflikteve të mëdha niërkombëtare të v. 1798-1809 I. B. u detyma të : ashkëpunonte me pushtetin qendror të Stambollit. Me gjithë lëkundjet, u tregua po aq i palindur ndaj Portës sa edhe i vëllai Karamahmuti, duke pritur rastin e volitshëm për shkëputje.

Nën qeverisjen e I. B. vazhdoi lulëzimi ekonomik i Shkodrës; në tregun e saj filloi ndërtimi . Bezistanit. Vdekja e parakohshme solii paso ja të rënda: ndarjen e krerëve feudalë në dy -tarafe rivale lidhur me qeverisjen e pashaIlëkut në emër të të bijve të mitur të vezirit, si dhe forcimin e prirjeve të oxhaqeve per t’u shkëputur nga pushteti i përqendmar i oborrit të Shkodrës.

Mustafa Paslië Busliatlliu (1786-1860). Sundimtari i fundit i dinastisë së Bushatllinjve, vazhdues edhe pse me lëkundje i luftës për autonomi të Pashallëkut të Shkodrës. Qysh kur erdhi në fuqi më 1812 M. B. ndoqi politikën tradicionaie të Bushatllinjve për* të ruajtur tolerancën fetare, për të përkrahur tregtinë në Shqipërinë V, duke përfituar edhe nga rrethanat e krijuara gjatë «blokadës kontinentale» të Napoleonit. M. B. iu kundërvu aktivisht synimeve ekspansioniste franceze në bregdetin P të Ballkanit. Mori anën e Portës së Lartë për shembjen e pashallëkut të Janinës i trembur nga prirjet e Ali pashë TepeIenës për të bashkuar nën udhëheqjen e vet të gjitha trojet shqiptare në një shtet.

Pas vrasjes së Ali pashës, M. B. si dhe të tjerë krerë feudalë shqiptarë të Gegërisë e Toskërisë, u drejtuan kundër politikës centralizuese të Portës, iu shmangën kërkesës së saj për shtypjen e kryengritjes çlirimtare të popullit grek. Në Luftën mso-turke të v. 1828-1829 M. B. i mbajti mënjanë forcat e veta ushtarake dhe nuk ndihmoi Perandorinë Osmane. Masakra e Manastirit (shih) në verën e v. 1830, fermani sulltanor që i hoqi nga dora sanxhakët e Ohrit e të Elbasanit dhe urdhri për të zbatuar masat centralizuese në sanxhakun e Shkodrës e shtynë vezirin Bushatlli të hidhej më në fund në kryengritje të hapur kundër sulltanit. I mbështetur nga krerët feudalë të Veriut dhe nga Zylyftar Poda në J, si dhe me përkrahjen e Mehmet Ali Pashës së Misirit dhe të M. Obrenoviçit të Serbisë që ishin interesuar për veprime diversioni prapa krahëve të Portës, M. B. filloi nga veprimet në prill 1831. Ushtria shqiptare korri me 21 e 23 prill dy fitore, në Përlep e në Sofje, por megjithatë kryengritja nuk arriti të përgjithësohej. M. B. u. tërhoq në kalanë e Shkodrës dhe pas një rrethimi të gjatë u detyma të dorëzohej dhe të braktiste vendin.

(S. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ibrahim Pashë Busliatlliu


[cite]