IDEOLOGJIA SOCIALISTE


IDEOLOGJIA SOCIALISTE
✤ Idetë dhe pikëpamjet filozofike, politike, morale, estetike të klasës punëtore, që e frymëzojnë në Iuftën e saj revolucionare për përmbysjen e shoqërisë së vjetër shfrytëzuese dhe krijimin e shoqërisë së re socialiste. Ato janë formuluar, argumentuar dhe përpunuar në veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit, Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit. i pasqyron me vërtetësi dhe saktësi ligjet objektive të zhvillimit shoqëror dhe për këtë arsye është e zhveshur nga çdo lloj iluzioni. Në iaeologjinë socialiste harmonizohet drejt uniteti i partishmërisë proletare me objektivitetin shkencor. I.S. pasqyron interesat jo vetëm të proletariatit, por edhe të të gjithë punonjësve, prandaj dhe përkrahet e përqafohet prej tyre. Fitorja e revolueionit tonë popullor dhe ndërtimi i socializmit si edhe puna e madhe që ka bërë Partia për përhapjen e marksizëm-leninizmit, për edukimin e masave me ideologjinë socialiste në lidhje të ngushtë me pjesëmarrjen e tyre aktive në prodhimin shoqëror socialist, në luftën klasore dhe në jetën e gjalië politike-shoqërore, e kanë hërë atë ideologji sunduese në shoqërinë tonë socialiste. ka lindur, është forcuar dhe zhvillohet më tej në luftë të papajtueshme me ideologjinë borgjeze e revizioniste, në hazë të parimit leninist «ose ideologji socialiste, ose ideologji borgjeze. Rrugë të mesme nuk ka».

Partia e Punës e Shqipërisë ka zhvilluar dhe zhvillon një veprimtari të gjithanshme për të rrënjosur ideologjinë socialiste jo vetëm në radhët e anëtarëve të saj, por edhe te gjithë populli. Në. këtë veprimtari ajo ka qenë gjithnjë në sulm, në një luftë të papajtueshme si kundër shfaqjeve dhe mbeturinave të ideologjisë borgjeze e revizioniste brenda vendit, ashtu dhe kundër ideologjisë horgjeze e revizioniste në shkallë botërore. Dokumentet e Partisë dhe veprat e shokut Enver Hoxha janë një mbrojtje, argumentim dhe zhvillim krijues i ideologjisë socialiste, kurse realiteti ynë socialist një provë e shkëlqyer e vërtetësisë dhe vitalitetit të saj.

(K.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ideologjia Socialiste


[cite]