Ignat Trianti

Ignat Trianti

shqiptar ortodoks Ignat Trianti (1934- ) ka lindur në 8 nëntor të vitit 1934 në fshatin Prodhromas të Thivës në një familje arvanitase. Siç pohon edhe vetë ai, gjuhën e bukur shqipe e ka mësuar nga nëna. Studioi në shkollën kishtare Patmiadha si dhe në fakultetin teologjik të Universitetit të Athinës. Gjithashtu është diplomuar në Konservatorin e Pireut. Ka shërbyer si predikues laik në Kryeepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Ka punuar edhe si mësues. Më 21 shtator të vitit 1967 është dorëzuar murg në manastirin e Shën Lukës në Livadhja, ndërsa më 24 shtator 1967 u dorëzua dhjak. Më 15 tetor 1967 në prift nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi. Më pas shërbeu si meshtar në kishën katedrale dhe si Epitrop Arkihierark i Thivës (1967- 1972). Igumen i Manastirit të shenjtë “Oshënar Lluka” të Livadhjasë (1968-1976) dhe “Oshënar Serafimi” të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972- 1992) dhe at shpirtëror i Mitropolisë së Shenjtë (1992- 1996). Mitropoliti i Beratit Ignati ka shkruar: 1-Koleksionin me tre vëllime “Poezitë e kallogjerit” 2-”Përulësia sipas shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës” 3-”Jerondi i Patmos, Jeromonaku Amfiloqios Makri”, me të cilin u nderua nga Akademia e Athinës. Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe i Kaninës dhe më 27 korrik të vitit 1996 u dorëzua në gradën episkopale në Katedralen e Shën Gjergjit në Fanar. Ceremonia e fronëzimit u zhvillua në Berat në gusht 1998.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Xhovani Shyti, Abedin Kaja, Jam arvanitas, nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, Tema, 12- 13 mars 2006, faqe 12-13.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]