INBUSTRIA E VAJRAVE
✤ Degë e ind. ushqimore që merret me nxjerrjen e përpunimin e vajrave nga lëndët bimore yndyrmbajtëse. Para Çlirimit iashte filluar të prodhohej në rrugë industriale vetëm vaji i ullirit. Gjatë viteve 1870-1890 u ngritën punishtet e para të vajit të ullirit në Vlorë e Berat, më 1897 u ngrit në Tiranë një punishte me një shtypëse mekanike. Më’1912-1922 u ngritën disa fabrika të vogla vaji ulliri në Vlorë, Elbasan etj. Më 1938 në Shqipëri kishte 16 punishte e fabrika të vogla me shkallë të ulët të mekanizimit që përpunonin rreth 30% zë prodhimit-të ullinjve, 71 trokulla gjysmëprimitive dhe 1255 trokulla primitive, si dhe dy linja për ekstraktimin e vajit nga bërsitë. Më 1940 prodhimi i vajit të ullirit u përqendrua në duart e dy shoqërive kapitaliste italiane.
Pas Çlirimit, menjëherë me shtetëzimin e fistilerisë «Skënderbej» në Vlorë, më 1944 filloi
puna për ngritjen e një fabrike të re dhe më 1945 u riparuan fahrikat e vajit në Elbasan e Fier dhe punishtet në Kavajë e Krujë. Pas shtetëzimeve (1946) të fabrikave e punishteve të vajit dhe mbylljes së trokullave u morën masa për afrimin e fabrikave pranë zonave me prodhim të madh ulliri. Më 1950 u ngritën fabrika të reja në Delvinë, Sasaj, Himarë, Vlorë.
Sot ind. e vajit të ullirit përfshin 20 fabrika dhe ka aftësi përpunuese mbi 17 herë më të madhe se ajo e vitit 1938. Nga v.1963 filloi edhe përpunimi i bimëve të tjera vajore (i lulediellit në Elbasan). Më 1965 u ngrit fabrika e parë me teknologji të përparuar për përpunimin e lulediellit, ndërsa tani vaji i lulediellit përbën 60-65% të vajrave bimore që prodhohen në vend. Sot, I. e V. përpunon edhe sojën, farat e pambukut, embrionin e misrit dhe bën edhe rafinimin e vajrave në fabrikat e linjat përkatëse në 9 rrethe të vendit. Prodhimi i I. së V. është vazhdimisht në rritje, janë ngritur e po ngrihen fabrika të reja dhe rnjaft fabrika për ekstraktimin e vajrave nga bërsitë.
(D.Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Inbustria E Vajrave