INBUSTRIA ELEKTRONIKE


INBUSTRIA ELEKTRONIKE
✤ Degë e ind. që merret me prodhimin e pajisjeve dhe aparateve elektronike të radiopërhapjes, televizionit e ndërlidhjes si dhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Është ngritur pas Çlirimit të vendit, duke nisur me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve kryesore të ndërlidhjes dhe radiopërhapjes. Në vitet 60 u ngritën edhe disa uzina të I. E. si një uzinë .për pajisjet e postëtelekomunikacioneve dhe një uzinë për pajisjet e ndërlidhjes në Tiranë që prodhojnë sot rreth 70% të pjesëve të ndërrimit të pajisjeve të ndërlidhjes, si dhe mjaft aparatura e pajisje komplete, që nga reletë e aparaturat telefonike deri te centralet telefonike automatike me 100 numra. Në të ardhmen do të arrihet të prodhohen rreth 95% të pjesëve të ndërrimit të pajisjeve të ndërlidhjes, si dhe centrale automatike telefonike me mbi 1000 numra për sistemin automatik telefonik dhe modernizimin e ndërlidhjes në të gjithë vendin. Prodhimin kryesor të I. E. në vend e jep Uzina e radiotelevizorëve në Durrës (shih), e cila veç radiove e televizorëve, prodhon edhe pajisje e aparatura të tjera elektronike, si amplifikatorë të ndryshëm, magnetofonë, sisteme të ndryshme rregullimi, aparate matëse e kontrolli etj. Një hap i madh përpara në I.E. është bërë me hapjen e linjave për prodhimin në vend të komponentëve të ndryshëm. të aparaturave dhe pajisjeve elektronike, për prodhimin e të gjitha detaleve metalike e plastike, qarqeve të stampuara etj., gjë që do të rrisë më tej llojet e pajisjeve dhe aparaturave e’ektronike që do të prodhohen në vend.

(H.Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inbustria Elektronike


[cite]