INDUSTRIA
✤ Degë udhëheqëse e prodhimit material që luan një rol vendimtar në zhvillimin e forcave prodhuese të shoqërisë. Prodhon vegla pune, pjesën dërrmuese të objekteve të punës dhe të mallrave të konsumit.
Shqipëria para Çlirimit ishte një vend agrar, ku I. pothuajse mungonte. Sundimi osman dhs ndërhyrja e kapitalit të huaj në vendin tonë kanë qenë faktorët kryesorë që përcaktuan këtë gjendje. Historia e I. shqiptare nis me fillimet e prodhimit kapitalist në vitet 70-80 të shek.XIX. Më 1912 kishte vetëm 33 ndërmarrje të vogla prodhimi që kishin një numër shumë të pakët punëtorësh dhe aftësi prodhuese tepër të kufizuar. Qendrat kryesore ku ndodheshin këto ndërmarrje ishin Shkodra, Korça, Prishtina, Elbasani, Durrësi, Vlora e Gjirokastra, etj.
Në vitet 20 I. filloi të hidhte hapat e para të zhvillimit. Më 1928 në Shqipëri kishte gjithsej 151 ndërmarrje e punishte industriale me kapitale shqiptare, që përpunonin kryesisht lëndën e parë bujqësore të prodhuar në vend. Veç këtyre, kishte edhe 10 ndërmarrje minerare me kapitale të huaja. Nga pikëpamja e numrit vendin kryesor e zinin fabrikat e punishtet e miellit (57), sharrat mekanike (24), fabrikat e vajit e të sapunit (15), shtypshkronjat (14), fabrikat e duhanit (9), centralet elektrike (4) etj. Gjatë viteve 1923-1928 filluan të ngrihen edhe shoqëritë e para anonime si STAMLES (shih) në Durrës, SAIDE (shih) në Elbasan, Shoqëria Gjenerale e Elektrikut në Korçë, SITA (shih) në Tiranë, SESA (shih) në Tiranë etj. Në ndërmarrjet industriale dhe ato minerare punonin gjithsej 2565 punëtorë, kurse në punishtet e zejtarëve 17030 vetë Si rrjedhojë e politikës së «dyerve të hapura» që ndoqi qeveria e A.Zogut, vërshimi i kapitaleve të huaja në formë koncesionesh u zgjerua më tej. Në vitet 1925-1926 kapitalistëve të huaj iu dhanë 12 koncesione për shfrytëzim minierash. Koncesioni më i rëndësishëm në këtë periudhë ishte ai për krijimin e së ashtuquajturës Banka Kombëtare e Shqipërisë (1925). Me konventa të posaçme qeveria fashiste italiane siguroi vërshimin pa pengesa edhe të mallrave të I. italiane në Shqipëri. Megjithë dëmet që i solli ekonomisë shqiptare kriza botërore në dhjetëvjeçarin 1928-1938 numri i ndërmarrjeve e punishteve industriale u ngrit në 238. Kjo rritje nuk ia ndryshoi pamjen I. shqiptare, ajo mbeti një I. e vogël dhe artizanale. Më 1938 ndërmarrjet industriale kishin mesatarisht nga 14 punëtorë. Prodhimi industrial së bashku me atë zejtar zinin vetëm 9,8% të prodhimit të përgjithshëm të vendit, ndërsa bujqësia jepte 90,2% të tij.
Pas Çlirimit, për nxjerrjen e vendit nga prapambetja dhe zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, PPSH përcaktoi si detyrë themelore industrializimin socialist dhe elektrifikimin e vendit. Gjatë •planeve pesëvjeçare të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, u krijua dhe u fuqizua I. e re socialiste. Më 1984 në krahasim me 1938 në KPS të Shqishtuar 164 herë në një kohë kur popullsia ishte shtuar 164 herë në një kohë ku popullsia ishte shtuar 2,7 herë. Gjatë tridhjetë viteve të fundit T950-1980) ritmi mesatar vjetor i shtimit të produktit industrial në Shqipëri ka qenë rreth 12,5%. Si rezultat i zhvillimit të vrullshëm të I., është rritur mjaft dhe roli i saj në kuadrin e gjithë degëve të tjera të prodhimit material. Në vitin 1983 në vendin tonë në I. u krijuan 43.3% të të ardhurave kombëtare të vendit nga 3.8% që krijoheshin më 1938 dhe 7.0% në vitin 1950. Po në këtë vit prodhimi industrial përbënte 69,8% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor të vendit.
I. e KPS të Shqipërisë karakterizoheT nga ritme të larta të rritjes së prodhimit dhe te rendimentit në punë; nga zhvillimi i planifikuar dhe përpjesëtimor; nga zbatimi i pandërprerë i teknikës së re duke u mbështetur kryesisht në shfry-.tëzimin e pasurive natyrore të vendit. Ajo ëshfë sot një I. shumëdegëshe. Degët kryesore të saj janë: ind. e naftës, ind. minerare, elektrike, mekanike, kimike, e materialeve të ndërtimit, e lehtë dhe ushqimore etj. I. sipas paracaktimit ekonomik të produktit të prodhuar, përbëhet nga Grupi A që prodhon mjete prodhimi, dhe Grupi B që prodhon sende konsumi. Zhvillimi i I. në RPS të Shqipërisë gjatë periudhës së ndërtimit socialist është karakterizuar nga rritja me përparësi e degëve që prodhojnë mjete prodhimi. Më 1984 pesha specifike e prodhimit të mjeteve të prodhimit në totalin e prodhimit të përgjithshëm industrial ishte 64.2% nga 49,1% që ishte më 1960 dhe 58.0% më 1970. Në vetë prodhimin e mjeteve të prodhimit është vërtetuar prirja progresive e rritjes me përparësi e prodhimit të veglave të punës ndaj prodhimit të objekteve të punës. Në v.1984 në krahasim me v.1960 prodhimi i veglave të punës ishte rritur 25.6 herë, ndërsa prodhimi i objekteve të punës 7.4 herë.
Nga mënyra e veprimit mbi objektet e punës I. ndahet në degë të I. nxjerrëse dhe në degë të I. përpunuese. Në RPS të Shqipërisë zhvillimi i I. është karakterizuar nga rritja me përparësi e degëve të I. përpunuese në krahasim me ato nxjerrëse. Në vitin 1984 prodhimi i I. përpunuese zinte 87,5% të prodhimit të përgjithshëm industrial, ndërsa I. nxjerrëse vetëm 8.5%. Është rritur efektiviteti i prodhimit industrial, si dhe roli i I. për sigurimin e fuqizimin e pavarësisë ekonomike dhe aftësisë mbrojtëse të vendit.
(Z.Sh.—I .F.—V.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria