INDUSTRIA E ALKOOLIT


INDUSTRIA E ALKOOLIT
✤ Degë e ind. ushqimore që merret me prodhimin e alkoolit nga distilimi i fraksionuar i mushteve alkoolike të fermentuara nga lëndë sheqermbajtëse (si melasa, misri etj.). Alkooli në Shqipëri është prodhuar që në kohëra të lashta, në mënyrë artizanale, nga distilimi i verës dhe më vonë nga lëndët sheqermbajtëse (fruta, drithëra). Në rrugë industriale prodhimi i alkoolit etilik të koncentruar ka filluar më 1922, kur u ngrit një fabrikë e vogël në Shkodër. Më vonë u ngritën edhe 3 fabrika të vogla në Elbasan, Korçë (Drenovë) dhe Vlorë, që përdornin si lëndë të parë misër.

Prodhimi i gjerë industrial i alkoolit etilik nisi më 1960 me ngritjen e fabrikës së alkoolit pranë Kombinatit të sheqerit në Maliq (shih), me lëndë të parë melasë (nënprodukt i industrisë së sheqerit) dhe miell misri, me procese fermentimi -s pandërprerë duke përdorur kultura të pastra. i I. e alkoolit etilik në krahasim me v.1860 e is shtuar prodhimin 15 herë.

rF.Ti

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Alkoolit


[cite]