INDUSTRIA E PIJEVE
✤ Degë e ind. ushqimore që prodhon verë, raki, alkool etilik, birrë, pije alkoolike të tjera si dhe pije freskuese. Vera e më pas rakia janë prodhuar në Shqipëri që në lashtësi. Por deri para Çlirimit, prodhimi i tyre bëhej kryesisht në punishte të vogla e më tepër në shtëpi. Në vitet 20-30 të shek. XX u ngritën disa fabrika të vogla alkooli etilik dhe një fabrikë birre në Korçë.
Pas Çlirimit prodhimi i pijeve u përqendrua në fillim në disa punishte dhe në fabrikat e pakëta ekzistuese. Nga v. 1958 u ngritën fabrikat e para për përpunimin e rrushit dhe për prodhimin e verës, rakisë, alkoolit etilik e konjakut në Vlorë, Shkodër, Durrës, Tiranë, Korçë etj. Ngritja e fabrikave të tjera më pas në Lushnjë, Peshkopi, Fier, Gjirokastër si dhe rikonstruksioni i fabrikave e i kantinave të mëparshme sollën krijimin e ind. së verës (shih). Vitet e fundit ka filluar edhe prodhimi i verës së mollës (sidër) dhe i pijeve të tjera alkoolike nga molla në Korçë e në Peshkopi. Është zhvilluar industria e alkoolit etilik (shih). Përveç punishteve, janë ngritur fabrika dhe reparte të veçanta në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, që prodhojnë likerna llojesh të ndryshme, si dhe raki, uzo, konjak, fërnet etj., pjesa më e madhe e të cilave eksportohen. Me fabrikën e re të birrës në Tiranë më 1960, me rikonstruksionin që iu bë asaj si dhe fabrikës së Korçës, u zhvillua edhe industria e birrës (shih). Është zhvilluar mjaft edhe prodhimi i pijeve freskuese (shih) ioalkoolike.
(V. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Pijeve