INDUSTRIA E VERËS
✤ Degë e ind. ushqimore që prodhon verëra. Në Shqipëri vera njihet që në kohët e lashta, Ishte e përmendur sidomos vera që ilirët e bënin nga mjalti dhe vera e rrushit që prodhonin enkelejtë. Tradita e prodhimit të verës së rrushit vazhdoi gjatë mesjetës edhe gjatë pushtimit osman me gjithë kufizimet dhe shkatërrimin e vreshtarisë. Deri para Çlirimit vera e rrushit prodhohej në mënyrë zejtare. kryesisht në ekonomitë shtëpiake, sidomos në zonat e Shkodrës, Vlorës, I-Iimarës, Delvinës, Përmetit, Leskovikut, Korçës, Pogradecit, Beratit.
Pas Çlirimit prodhimi i verës u përqendrua në fillim në disa punishte të ngritura nga kooperativat e konsumit në disa qytete. Më 1957 u ngrit kantina e parë e verës në Vlorë dhe filloi prodhimi industrial. Më 1958-61 u ngritën 10 fabrika të përpunimit të rrushit në rrethe të ndryshme, më e madhja në Shkodër, si dhe kantina e parë nëntokësore në Durrës për përpunimin e verës dhe ambalazhimin e saj në shishe. Në vitet 60 u ngritën fabrika vere në Lushn.ië, Tiranë, Peshkopi, Fier, Klos (Burrel) dhe u bë rikonstruksioni i kantinave të verës në Durrës, Viorë, Sukth, Leskovik, Delvinë duke dyfishuar aftësitë depozituese të tyre. Më pas, përveç një fabrike të re në Gjirokastër, u bënë rikonstruksione të kantinave të verës në Tiranë, Lushnjë, Pogradec e Shkodër. Në Durrës po ngrihef një kantinë e re vere me teknologji bashkëkohore që do të prodhojë verëra të cilësisë së lartë kryesisht për eksport. Fabrika vere po ngrihen edhe në Leskovik, Kukës, Delvinë etj. Më 1982-1983 u ngritën në Korçë e në Peshkopi dy fabrika për prodhimin e verës së mollës. Aftësia depozituese e I. së V. më 1982 kundrejt vitit 1960 u rrit mbi 4 herë.
(V.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Verës