INDUSTRIA E YNDYRNAVE
✤ Degë e ind. ushqimore që merret me përpunimin e yndyrnave nga lëndë yndyrmbajtëse shtazore. Në të kaluarën përpunimi dhe shkrirja e yndyrnave bëhej nëpër shtëpi në mënyrë zejtare. Pas Çlirimit nisi përpunimi i yndyrnave në shltallë gjysmindustrdale në disa rrethe të vendit. Me ngritjen e Kombinatit të mishit në Tiranë filloi më 1966 edhe përpunimi i tyre në shkallë industriale dhe me teknologji të përparuar.
I. e Y. mori zhvillim më të madh në vitet 70, kur bashkë me Fabrikën e margarinës në Fier u ngrit edhe një fabrikë për përpunimin e thellë të yndyrnave, për prodhimin e acideve yndyrore e glicerinës dhe për hidrogjenimin e acideve yndyrore deri në kthimin në stearinë. Acidet yndyrore përdoren për nevojat e ind. së sapunit (shih), ndërsa glicerina e disa llojeve si dhe stearina pjesërisht eksportohen. Prodhimi i yndymave ushqimore shtazore (shih) më 1982 ishte 6,3 herë më i madh se më 1960 dhe rreth 2 herë më i madh se më 1970, ndërsa prodhimi i yndyrnave industriale për të njëjtën periudhë ishte përkatësisht 4,1 dhe 3,3 herë më i madh.
(D.Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Yndyrnave