INDUSTRIA MEKANIKE
✤ Degë e ind. së rëndë që merret me prodhimin e makinerive e të pajisjeve mekanike, të pjesëve të ndërrimit për ro. si dhe me riparimin e tyre. Para Çlirimit kishte vetëm disa ofiçina e punishte të vogla mekanike kryesisht për riparimin e automjeteve e të ndonjë makinerie, që ishin në duart e kapirslistëve vendas dhe të huaj.
Në vitet e para pas Çlirimit u përqendruan makineritë e ndryshme në disa ofiçina të vogla rkzistuese në qytetet kryesore. Më 1948, me ngrit;en e Uzinës «Enver» (shih), filloi dhe zhvillimi . I.M. të mirëfilltë. Në planet e para pesëvjeçare, krahas ngritjes së veprave të para të ind. socialise. u ngritën pranë tyre edhe mjaft ofiçina për rmdhimin e pjesëve të këmbimit për degët e ndryshme të ekonomisë, si dhe uzina për profhimin e makinerive bujqësore, të naftës etj. fhe sendeve të konsumit të gjerë. Në vitet 60 ngritën disa uzina të specializuara për prodhime makinerish e pajisjesh në mjaft rrethe të -endit, duke përfshirë edhe uzinën «Traktori» në Tiranë, atë të gozhdëve e bulonave në Kavajë, fa prodhimit të instrumenteve në Korçë etj. Në vitet 70 u thellua specializimi i uzinave dhe ::içinave të I.M. krahas rritjes së shkallës së keoperimit midis tyre.
I.M. është kthyer sot në një ind. Shumëdegëshe e moderne që plotëson pothuajse të gjithë kërkesat e ekonomisë për pjesë të ndryshme ndërrimi (prodhon afro 95% të tyre) dhe që prodhon makineri e pajisje të veçanta e komplekse, për linja, reparte, fabrika e uzina të reja e të plota. Ajo po ecën në rrugën e shndërrimit në ind. të ndërtimit të makinave. I.M. e vendit prodhon tani anije metalike, mjete hekurudhore, traktorë e makineri të ndryshme bujqësore, makineri të shumëllojta ngritëse e transportuese, iqptorë me djegie të brendshme, sonda shpimi dhe makineri të tjera për industrinë e naftës, makineri e pajisje për miniera, shumë tipa pompash, ventilatorësh e pajisjesh të tjera industriale.
Më 1984 I.M. dha një prodhim të përgjithshëm industrial prej afro 2.6 miliardë lekësh, Në krahasim me v.1960 ky prodhim u rrit afro 30 herë, ndërsa në krahasim me v.1970 u rrit afro 4,5 herë. Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve më 1984 u rrit afro 315 herë kundrejt v.1960 dhe afro 5 herë kundrejt v.1970, ndërsa prodhimi i pjesëve të ndërrimit u rrit përkatësisht afro 25 dhe 4 herë. Qendra të fuqishme prodhimi të I.M. janë Kombinati i autotraktorëve «Enver Hoxha», Uzina mekanike «Dinamo», Uzina mekanike e gjeologjisë, Uzina «Partizani» etj. në Tiranë, uzinat e mekanikës bujqësore në Durrës, Korçë, Fier etj., Uzina mekanike e pajisjeve dhe mjeteve për hekurudhat, Kantieri detar dhe Ofiçina e riparimit të makinerive të ndërtimit në Durrës; Uzina mekanike e kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan; Uzina e pjesëve të ndërrimit për ind. tekstile në Berat; uzinat e prodhimit të makinerive ahe pajisjeve për ind. e naftës në Qytetin Stalin e Patos; Uzina mekanike «Drini» dhe Ofiçina e prodhimit të mjeteve të transportit automobilistik në Shkodër; Uzina e prodhimeve metalike për përdorim të gjerë në Gjirokastër, dhe disa uzina të ngjashme në Tiranë; Uzina e instrumenteve «Petro Papi» në Korçë, ofiçina dhe uzina të shumta mekanike për riparimin e automjeteve, stacionet e mekanikës bujqësore e të trahtorëve në shumë rrethe të vendit etj. Për zhvillimin e ind. mekanike ndihmesë të veçantë kanë dhënë Hajredin Çeliku, Pilo Peristeri, Llambi Gegprifti. Ndihmesë kanë dhënë edhe Taqo Adami, Koço Strakosha, Llazar Xhajanka, Ndreko Nakuçi etj. Me modernizimin e mëtejshëm të teknikës e të teknologjisë, me thellimin e kooperimit dhe të specializimit të prodhimit, I.M. po bëhet ind. e fuqishme e prodhimit të makinave të çdo lloji dhe të niveleve të teknikës bashkëkohore. (Fe.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria Mekanike