INDUSTRIA POLIGRAFIKE


INDUSTRIA POLIGRAFIKE
✤ Degë e ind. ku përgatiten të gjitha llojet e prodhimeve të shtypura, si: libra, revista, gazeta, pllakate, riprodhime të pikturave, albume, kalendarë, fletore, etiketa etj. Me gjithë përpjekjet e hershme për ngritjen e shtypshkronjave (shih), para Çlirimit në Shqipëri kishte vetëm disa tipografi të vogla. Pas Çlirimit në maj 1946 u bë shtetëzimi i të gjitha shtypshkronjave të vendit dhe u krijua Ndërmarrja Industriale Shtetërore e Shtypshkronjave. Me bashkimin e të gjitha shtypshkronjave (11.5.1947) u formua shtypshkronja «Mihal Duri», që shtypte edhe revistat, ndërsa shtypshkronja «Bashkimi» shtypte gazetat. Njëkohësisht filloi rikonstruksioni dhe ngritja e shumë shtypshkronjave të tjera si në Tiranë, ashtu dhe rrethe. Pas viteve 60 u krijuan ndërmarrje të specializuara të poligrafisë, kështu më 1961 shtypshkronja «10 Korriku» në Durrës për shtypjen e fletoreve shkollore, më 1966 shtypshkronj a «8 Nëntori» në Tiranë për botimet politiko-shoqërore etj. Gjithashtu u përqendrua veprimtaria e shtypshkronj ave të dispensave, të shtypshkronj ave të rretheve etj. Më 1975 u krijua Kombinati Poligrafik, që përmbledh 18 shtypshkronja në Tiranë dhe në rrethe. Shtypshkronja e re (1976) shtyp të gjithë botimet letraro-artistike, si dhe revistat e albumet bardhë e zi dhe me ngjyra. Tirazhet e gazetave më 1938 arrinin 2.702 mijë kopje, më 1981 ishin rritur rreth 22 herë, tirazhi i librave më 1938 ishte 183 mijë kopje, ndërsa më 1981 ishte rreth 51 herë më shumë, tirazhi i revisiave më 1938 ishte 340 mijë kopje, ndërsa më 1981 ishte 9 herë më shumë etj. Është parashikuar ndërtimi i një shtypshkronje të re për shtypjen e gazetës me ngjyra dhe fuqizimi i shtypjes së botimeve me shumë ngjyra.

(Sh.Ab.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria Poligrafike


[cite]