INDUSTRIA USHTARAKE


INDUSTRIA USHTARAKE
✤ Degë e rëndësishme e industrisë socialiste të vendit e paracaktuar për prodhimin e riparimin e artikujve të armatimit e të teknikës luftarake, për pajisjen e njësive e të reparteve ushtarake dhe për stërvitjet luftarake.

Pas Çlirimit, me dekretin e Kryesisë së KANÇ-it, datë 15.12.1944, u bë shtetëzimi i ofiçinave private, mbi bazën e të cilave u krijuan; ofiçina qendrore e artilerisë, ofiçina automobilistike dhe ofiçinat e njësive e reparteve ushtarake. Ato erdhën duke u zgjeruar e forcuar nga viti në vit. Gjatë planit të tretë pesëvjeçar I.U. u modernizua dhe u pajis me uzina. Ajo u zhvillua nga njëri pesëvjeçar në tjetrin, shumëfishoi emërtesën e prodhimeve të pjesëve të ndërrimit të teknikës luftarake, të armatimit dhe të municioneve dhe ka siguruar gjithnjë e nië mirë nevojat e mbrojtjes.

(A.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria Ushtarake


[cite]