INDUSTRIALIMPEKS
✤ Ndërmarrje e tregtisë së jashtme që merret me eksportimin e disa mallrave industriale dhe importimin e disa lëndëve të para dhe materialeve për nevojat e industrisë. Është krijuar në vitin 1983 me qendër në Tiranë. Është person juridik dhe vepron në bazë të detyrave që i cakton plani i shtetit. Emërtesa e mallrave që eksportohen nga I. përfshin: tekstile, rroba të gatshme, çimento, kompensatë, rimeso, pllaka fibre e zdrukthi, karrige, prodhime zunkthi e kashte, qilima, sixhade, prodhime të ndryshme artistike, kimikate etj. I. merret edhe me importimin e disa lëndëve të para si dhe të disa materialeve që përpunohen në industrinë tekstile, të rrohave të gatshme, të lëndës së drurit etj.
(N.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industrialimpeks
[cite]