INGRIZI SHTJEFËN
✤ (1882-1956). Një nga veprimtarët ahe sindikalistët e parë të klasës punëtore shqiptare. Vinte * nga një familje punëtori këpucar të qytetit të Shkodrës. Kreu shkollën fillore dhe shkollën teknike tregtare të qytetit ‘ dhe më pas ndoqi një shkollë për mekanik në Itali. Atje punoi si punëtor në kantierin detar të Venedikut. Më 1902 ai me shokë krijuan në Shkodër Shoqërinë e parë punëtore («Shoqëria ndihmëtare»). Në vitin 1905, punëtorët , shkodranë, të drejtuar prej saj, festuan për herë ië parë në Shqipëri ditën e 1 Majit. Reaksioni, në mënyrë të veçantë kleri katolik e luftuan për këtë aktivitet përparimtar. Sh.I. u shkishërua si ateist dhe përkrahës i ideve socialiste. Pas Çlirimit edhe pse ishte në moshë të thyer, shkriu energjitë si veteran me përvojë për organizimin e sindikatave të para (Bashkimeve profesionale). Vdiq në Shkodër.
(V.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ingrizi Shtjefën
[cite]