INFORMATIKA


INFORMATIKA
✤ Shkenca që merret me trajtimin racional e automatik të informacionit, d.m.th. me mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe teletransmetimin e telepërpunimin automatik të tij. Hapat e parë të përdorimit të metodave informatike e të zhvillimit të tyre në Shqipëri lidhen me krijimin e Qendrës së Matematikës Llogaritëse (shih), pranë së cilës funksionon sektori shkencor i informatikës. Më vonë modelet informatike kanë filluar të përdoren në mjaft fusha të kërkimit shkencor e të prodhimit. Në shkollat e larta jepen elemente të informatikës (gjuhët e programimit etj). Në UT është ngritur Katedra e Informatikës (1982) dhe është hapur dega e Informatikës (1984).

(Kr.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Informatika


[cite]