INSPEKTIMI I SHTETIT


INSPEKTIMI I SHTETIT
✤ Organ i kontrollit shtetëror, që ushtron kontroll në emër të Këshillit të Ministrave në ministritë, komitetet ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve. në ndërmarrje, institucione, kooperativa bujqësore etj., kryesisht për zbatimin e akteve Hgjore e nënligjore në lidhje me administrimin e ruajtjen e pronës socialiste; mbikëqyr forcimin e kontrollit shtetëror nga organet e tjera shtetërore; kontrollon zbatimin e detyrave të tjera të ngarkuara dhe bën përgjithësime. Kontrolli shtetëror është krijuar fillimisht me ligjin nr. 277, datë 14.8.1946 me emërtim «Kontrolli i Përgjithshëm i Shtetit»; veproi deri në vitin 1966. Nga ky vit u shndërrua në Inspektimi i Shtetit pranë Këshillit të Ministrave. Detyrat dhe të drejtat e Inspektimit të Shtetit burojnë nga parimi i centralizmit demokratik në organizimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore dhe janë caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

(I.Ë.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inspektimi I Shtetit


[cite]