INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË


INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË
✤ Institucion kërkimor-shkencor i Akademisë së Shkencave të RPSSH, qendër kryesore për studimin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqiptare. Bërthama e tij e parë ishte seksioni i gjuhës, i letërsisë dhe i folklorit në Institutin e Studimeve (shih), themeluar më 1946. Me zgjerimin e veprimtarisë shkencore u ngritën disa sektorë: i gramatikës dhe i dialektologjisë, i leksikologjisë e i leksikografisë, i terminologjisë, i historisë së letërsisë dhe i folklorit, që u përfshinë në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (shih) më 1955. Sektorët gjuhësorë e letrarë me krijimin e Akademisë së Shkencave më 1972 dolën më vete dhe formuan I. e Gj. e të L.

Në fushën e gjuhësisë IGJL ka detyrë themelore studimin e gjuhës shqipe e të dialekteve të saj në gjendjen e sotme dhe në vështrim historik, studimin e onomastikës, hartimin e gramatikave shkencore, të fjalorëve shpjegues, historikë, etimologjikë etj., hartimin e fjalorëve terminologjikë shpjegues e shumëgjuhësh, trajtimin e çështjeve’ të kulturës së gjuhës etj. Në fushën e letërsisë ka detyrë themelore studimin e historisë së letërsisë shqiptare, të problemeve të teorisë së letërsisë, botimin kritik të veprave të autorëve të shquar të së kaluarës. IGJL ka 6 sektorë shkencorë: i gramatikës e i dialektologjisë, i historisë së gjuhës e i onomastikës, i Ieksikologjisë e i leksikografisë, i terminologjisë e i kulturës së gjuhës, i historisë së letërsisë së sotme shqiptare e i teorisë së letërsisë dhe i historisë së letërsisë shqiptare para Çlirimit. Në gjirin e IGJL janë ngritur disa kartoteka shkencore: Kartoteka e Leksikut të Shqipes (KLSh) me rreth 3 milionë e gjysmë skeda, kartoteka e gramatikës, kartoteka e fonetikës e dialektologjisë.

Veprat themelore në fushën e gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptare janë: Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980), dhe Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist (1976), Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe (1976), Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1973) e Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Studime etimologjike në fushë të shqipes (1976), Fjalorët e terminologjisë tekniko-shkencore (seri fjalorësh 1,1963 vijon), Historia e letërsisë shqiptare (që nga fillimet e deri në çlirimin e vendit, 1983) etj.

IGJL boton revistën Studime filologjike chs seritë: Dialektologjia shqiptare, Çështje të gr:~ matikës së shqipes së sotme, Studime për leksikun dhe për formimin e fjalëve në gjuhën shqize Studime për ietërsinë shqiptare. IGJL organizcr konferenca, sesione dhe simpoziume shkenccrs për çështje të gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptare, zhvillon veprimtari për popullarizimin e arritjeve shkencore dhe për masivizimin e stucimeve në këto fusha, organizon mbledhjen e fjalëve e të shprehjeve popullore, të toponimevs e të antroponimeve etj. Organizoi e drejtoi Kcr.gresin e Drejtsh’krimit të gjuhës shqipe (shih).

IGJL është anëtar i Komitetit Ndërkombëtai të Shkencave Onomastike (CISO) dhe merr pjesë në hartimin e Atlasit të gjuhëve të Evropës (Atlas Linguarum Europae).

(Ko.B.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Gjuhësisë Dhe I Letërsisë


[cite]