INSTITUTI I HISTORISË


INSTITUTI I HISTORISË
✤ Institucion kërkimor-shkencor pranë Akademisë së Shkencave te RPSSH, qendër kryesore për studimin e historisë së Shqipërisë. U krijua më 1972. Bërthama e tij e parë ka qenë seksicni i historisë e sociologjisë në Institutin e Studimeve, themeluar më 1946. Me zgjerimin e veprimtarisë shkencore dhe shtimin e kualifikimin e specialistëve brenda seksionit u ngritën sektorët: i arkeologjisë dhe historisë së lashtë, i historisë së mesme, i historisë së re e të sotme, i historisë së artit mesjetar, i etnografisë, të cilët së bashku me ata gjuhësorë e letrarë u përfshinë në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (1955). Me themelimin e Universitetit të Tdranës më 1957 ky institut hyri në sistemin e Universitetit. Sektorët historikë, me krijimin e Akademisë së Shkencave më 1972 dolën më vete dhe formuan I. e H. Gjatë viteve 70 në I.H. u bënë riorganizime me largimin e disa sektorëve që u bashkuan me institucione të tjera shkencore dhe me shtimin e sektorëve të rinj. Sot I.H. ka pesë sektorë: i historisë së mesme, i historisë etnike, i historisë së re e të sotme, i historisë së Luftës ANÇ, i historisë së ndërtimit socialist. Ka një arkiv ku janë depozituar e jepen për studim kopje dokumentesh mbi Shqipërinë të nxjerra nga arkivat e huaja.

Detyra themelore e I. të H. është studimi i historisë së Shqipërisë prej kohëve të lashta deri në ditët e sotme, rezultatet e të cilit janë pasqyruar në botime tekstesh, monografish, artikujsh, përmbledhjesh të dokumenteve vendase e të huaja.

Vepra themelore kolektive e I. të H. është Historia e Shqipërisë (1,1959, II, 1965), Historia e Shqipërisë (I, II, III 1984, IV 1983). Monografitë dhe vëllimet me dokumente të botuara nga I. i H. trajtojnë periudha e aspekte të veçanta ekonomike, politike e shoqërore të historisë së Shqipërisë.

Organi periodik i I. të H. është revista «Studime historike» (shih). I. i H. organizon vetë dhe në bashkëpunim me institucione të tjera konferenca e sesione shkencore kushtuar ngjarjeve të rëndësishme të historisë së vendit dhe problemeve të historiografisë sonë, merret me popullarizimin e arritjeve shkencore në këtë fushë, dhe zhvillon veprimtari për masivizimin e studimeve historike, nëpërmjet shoqatave shkencore të historisë të krijuara në çdo rreth të vendit.

Në I. e H. kanë qendrën e vet: Komiteti Kombëtar i Shkencave Historike dhe Komiteti Kombëtar i Historisë së Luftës së Dytë Botërore, që janë anëtarë të komiteteve ndërkombëtare përkatëse. I. i H. përfaqësohet gjithashtu në Komitetin Kombëtar të Studimeve Ballkanike, që është anëtar i Shoqatës Ndërkomhëtare të studimeve të Evropës Juglindore.

(S.Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Historisë


[cite]