INSTITUTI I KËRKIMEVE TË PEMËVE FRUTORE E TË VRESHTAVE


INSTITUTI I KËRKIMEVE TË PEMËVE FRUTORE E TË VRESHTAVE
✤ Institucion kërkimor shkencor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. U krijua më 1983 mbi bazën e veprimtarisë së Stacionit të pemëtarisë në Vlorë. Ka disa sektorë shkencorë, laboratorë dhe baza eksperimentale në disa rrethe me pemëtari të zhvilluar. Ka si detyrë kryesore vendosjen mbi baza shkencore të hallkave të agroteknikës së pemëve frutore dhe të vreshtave në përshtatje me kushtet klimatike-tokësore të çdo zone dhe të zbatojë në kushtet e prodhimit teknologjitë e reja, grumbuliimin, vlerësimin, seleksionimin, shumëzimin dhe përhapjen në prodhim të kultivarëve më të mirë. Studion dhe përcakton mënyrat më të mira të projektimit, sistemimit dhe organizimit të masiveve industriale të pemëve e të vreshtave. Ndihmon për kualifikimin e specialistëve,

(R.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Kërkimeve Të Pemëve Frutore E Të Vreshtave


[cite]