INSTITUTI I KËRKIMEVE VETERINARE


INSTITUTI I KËRKIMEVE VETERINARE
✤ Institucion kërkimor-shkencor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që merret me studimin e sëmundjeve të kafshëve e të shpendëve dhe të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët te njeriu. U themelua më 1969 mbi bazën e laboratorit veterinar të ngritur në v.1928 me iniciativën e Bilal Golemit (shih). Detyrat themelore të I. të K.V. janë studimi i problemeve të gjurmimit, diagnozës dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare dhe të helmimeve në kafshë; përcaktimi i masave parambrojtëse dhe i skemave të shëndetësimit të ekonomive të prekura; prodhimi i biopreparateve; studimi i antropozoonozeve dhe i masave kundër tyre në bashkëpuniro me organet e shëndetësisë. Instituti drejton nga ana teknike laboratorët veterinarë të rretheve dhe përgatitjen e kuadrove. Ka kryer studime për sëmundjet më dëmprurëse për blegtorinë, si bruceloza, tuberkulozi, afta epizootike, plasja, etj. Kërkime të veçanta bëhen për sëmundjet kryesisht në qendrat industriale të rritjes së shpendëve, gjedhit e derrave. (Z.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Kërkimeve Veterinare


[cite]