INSTITUTI I KULTURËS POPULLORE
✤ Institucion kërkimor-shkencor pranë Akademisë së Shkencave të RPSSH, qendër për studimin e traditave në fushën e kulturës popullore shqiptare. U krijua më 1979, mbi bazën e Institutit të Folklorit (i ngritur më 1960 nga një sektor i Institutit të Shkencave (shih) me të cilin u bashkua Sektori i Etnografisë i Institutit të Historisë. I. i K.P. përbëhet nga katër sektorë shkencorë; 1) i prozës ahe poezisë popullore; 2) i muzikës dhe i koreografisë; 3) i kulturës shoqërore; 4) i kulturës materiale. Zhvillon kërkime në terren për grumbullimin e të dhënave e të materialeve folklorike dhe etnografike, boton materiale burimore tradicionale e bashkëkohore, studion e përgjithëson dukuritë historike e artistike si dhe procesin e zhvillimit e të evoiuimit të kulturës popullore, organizon punën për masivizimin e shkencave etnografike-folkloristike, u jep ndihmë metodiko-shkencore bërthamave shkencore të , rretheve dhe lëvizjes artistike folklorike, popullarizon vlerat më të çmuara të kulturës popullore shqiptare, duke përfshirë edhe ato jashtë kufijve të sotëm të RPSSH dhe të diasporës. Boton revistën shkencore Kultura Popullore (shih) dhe përmbledhësin Etnografia Shqiptare (shih). Pranë I. të K.P. janë Arkivi i folklorit letrar; Arkivi i folklorit muzikor; Arkivi etnografik; Fondet e kulturës ma’teriale; filmoteka e fototeka; Laboratori kimik për mirëmbajtjen e restaurimin e objekteve të kulturës materiale si dhe Ekspozita e Kulturës Popullore. Në vitet 1951-1960 u botuan një varg antologjish të folklorit letrar e muzikor. Që nga v.1961 vazhdon botimi i një vargu veprash në seri, si korpusi «Folklor shqiptar» me seritë: «Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar» (3 vëllime) «Proza popullore» (7 vëllime), «Epika heroike legjendare* (2 vëllime), «Epika historikes
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Kulturës Popullore
[cite]