INSTITUTI I LARTË I KULTURËS FIZIKE VOJO KUSHI
✤ Shkollë e lartë për përgatitjen e kuadrove të edukimit fizik dhe të trajnerëve, qendër kryesore për kualifikimin dhe punën kërkimore shkencore në lëmin -e kulturës fizike e të sporteve. Bërthama e tij e parë ishte dega e fizkulturës pranë Institutit Pedagogjik Dyvjeçar më 1958. U krijua si ILKF më 1960, duke përfshirë edhe shkollën e mesme të fizkulturës .(1948). Sot studimet përfshijnë 4 vjet me shkëputje nga puna dhe 3 vjet pa shkëputje nga puna. Pranimet bëhen me konkurs sipas normave të caktuara. Ka 7 katedra, fusha sportive, pishina, laboratorë etj. Në një vit përgatiten katër herë më shurnë kuadro të lartë sesa kishte i gjithë vendi para Çlirimit. Prej tyre kanë dalë edhe shumë kampionë, rekordmenë e mjeshtra sporti. Merr pjesë në aktivitetet kombëtare me skuadrën «Shkëndija».
(F.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Lartë I Kulturës Fizike Vojo Kushi
[cite]