INSTITUTI I MJEKËSISË POPULLORE


INSTITUTI I MJEKËSISË POPULLORE
✤ Institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë që meret me studimin e bimëve mjekësore dhe të metodave e praktikave të mjekësisë popullore. Është themeluar në v. 1977. Organizon dhe udhëheq punën për grumbullimin e metodave e të bimëve të përdorura në mjekimet popullore dhe për studimin eksperimental-klinik të tyre. Aftësia mjekuese e preparateve te mjekësisë popullore provohet në institucione mjekësore të caktuara nën mbikëqyrjen e mjekut. I. i M.P. së bashku me Profarmën harton listën e bimëve mjekësore të vendit dhe përcakton barnat mjekuese që do të prodhohen. Bashkëpunon me një varg institucionesh të tjera të shëndetësisë në qendër e në bazë, me Fakultetin e Mjekësisë të UT etj.

(P.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Mjekësisë Popullore


[cite]