INSTITUTI I PERIMEVE DHE I PATATES


INSTITUTI I PERIMEVE DHE I PATATES
✤ Institucion kërkimor shkencor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë për kulturat perimore dhe për pataten. U ngrit më 1980 mbi bazën e Stacionit të perimeve e të patates. Detyrat kryesore të tij janë: seleksionimi e krijimi i kultivarëve dhe hibrideve të rinj, përcaktimi i strukturës varietore, organizimi i prodhimit të farërave elite e të zgjedhura të perimeve e të patates dhe zgjidhja e problemeve të agi’oteknikës për këto kultura. Ka 3 sektorë shkencorë: i bimëve frutrrënjore, i bimëve gjethore-bostanore dhe i patates, si dhe dy sektorë për prodhimin e farërave elite: i farërave të perimeve në Tiranë dhe i patates në Bizë, me katër nënstacione shumëzimi (Vermosh, Shishtavec, Klenjë e Plasë), gjithashtu laboratorë të analizave kimike, fitosanitare hiologjike etj.

(H.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Perimeve Dhe I Patates


[cite]