INSTITUTI I STUBIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË VEPSAVE TË KULLIMTT E TË UJITJES


INSTITUTI I STUBIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË VEPSAVE TË KULLIMTT E TË UJITJES
✤ (ISPVKU). Institucion kërkimor e projektues në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, qendra kryesore për studimin dhe projektimin e veprave të kullimit e të ujitjes. U ngrit më 1978 mbi bazën e njëbërthame pranë Ndërmarrjes së Projektit (1947) të Ministrisë së Ndërtimit. Instituti ka 4 sektorë: i studimit e i projektimit të veprave në zonën fushore, i studimit e i projektimit të veprave në zonën kodrinore e malore, i preventivimit e organizimit të punimeve dhe sektori i topografisë e gjeologjisë inxhinierike, si dhe laboratorin e gjeologjisë. Për ujitjen dhe kullimin Instituti kryen studime për zonat e veçanta, harton projektet e veprave dhe kontrollon zbatimin e punimeve. Instituti kryen gjithashtu studimin dhe projektimin e veprave për sistemimin e përrenjve e të lumenive për mbrojtjen e tokave bujqësore e të qendrave të banuara nga vërshimet dhe gërryerjet e lumenjve e përrenjve. Instituti ka dhënë ndihmesën e tij në projektimet për veprat e mëdha të borlfikimit, në tharjen e kënetave dhe ndërtimin e sistemeve të mëdha ujitëse. Studimet më të rëndësishme të sotme e perspektive janë për rritjen e aftësisë ujitëse në të gjithë vendin, për përfitimin e tokave të reja në zonën bregdetare të vendit, për përdorimin e materialeve flishore në ndërtimin e digave etj.

(Dh.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Stubimeve Dhe I Projektimeve Të Vepsave Të Kullimtt E Të Ujitjes


[cite]