INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË INDUSTRISË SË LEHTË DHE USHQIMORE


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË INDUSTRISË SË LEHTË DHE USHQIMORE
✤ (ISPILU). Institucion kërkimor-shkencor e projektues në varësi të Ministrisë së Industrisë zs Lehtë dhe Ushqimore. Është krijuar më 1961 mbi bazën e Laboratorit Qendror të Industrisë, ngritur që më 1944.

ISPILU ka sektorë studimesh në fushat e ind. ushqimore, ind. tekstile, ind. së qelqit e zë qeramikës, sektorë të analizave kimike dhe të projektimeve teknologjike e ndërtimore. Merret me studimin e natyrës dhe karakteristikave fiziko-kimike e teknologjike të lëndëve të para për indus. e lehtë dhe ushqimore, me përcaktimin e rrugëve teknologjike më të përshtatshme të përpunimit të tyre në kompleks, me futjen në prodhim të teknikës dhe teknologjisë së përparuar, me hartimin e projekteve teknologjike dhe ndërtimore për linjat e fabrikat e reja si dhe me rikonstruksionin e zgjerimin e atyre ekzistuese. Bën studime e projektime me cikël të mbyllur. ISPILU boton periodikisht buletinin Përmbledhje studimesh (shih).

(L.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Industrisë Së Lehtë Dhe Ushqimore


[cite]