INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË RRUGËVE E HEKURUDHAVE


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË RRUGËVE E HEKURUDHAVE
✤ Institucion studimor e projektues për rrugët dhe hekurudhat, në varësi të Ministrisë së Ndërtimit. U krijua më 1973 mbi bazën e sektorit të projektimit të rrugëve e urave në Institutin Shtetëror të Projektimit (1965), pranë të cilit më 1966 u krijua edhe grupi i projektimit të hekurudhave, me zanafillë nga grupi i projektimit të rrugëve e urave në «Ndërmarrjen Projekti®. Ka disa sektorë si të studimit e projektimit të rrugëve, të hekurudhave, sektorin e konstruksioneve, të topografisë, të organizimit, të preventivimit të punimeve, të kontrollit tekniko-ekonomik dhe të studimeve perspektive.

Ndër veprat kryesore të këtij instituti përmenden: studimi perspektiv i zhvillimit të rrjetit hekurudhor, studimi e projektimi i hekurudhave’ Rrogozhinë-Fier, Elbasan-Përrenjas-Guri i Kuq, Fier-Ballsh, Laç-Shkodër-Hani i Hotit; studimi e projektimi i rrugëve automobilistike Shëmri-Kukës-Morinë, Ballsh-Memaliaj, Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri, Vau i Dejës-Koman, projektimii urave automobilistike dhe hekurudhore në Rrogozhinë, Bahçallëk, Lezhë, Mbrostar, Përmet, Kukës. Instituti harton edhe normat e kushtet teknike të projektimit e të zbatimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudhave. (Mi.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Rrugëve E Hekurudhave


[cite]