INSTITUTI PËR MËSIMIN DHE EDUKIMIN E FËMIJËVE SHURDHMEMECË E TË VERBËR


INSTITUTI PËR MËSIMIN DHE EDUKIMIN E FËMIJËVE SHURDHMEMECË E TË VERBËR
✤ Shkollë e tipit të 8-vjeçares për mësimin dhe edukimin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, nuk flasiz normalisht e që nuk shohin. U themelua më 1963 në Tiranë. Përmbajtja e programeve, e teksteve si dhe metodat mësimore-edukative ndërtohen duke iu përshtatur veçantisë që kërkon puns me fëmijë të kësaj natyre. Zhvillohen lëndë të posaçme, si shqiptimi e leximi nga buzët, që synon t’i kthejnë në folës nxënësit shurdhë. shkrim-këndimi mbi bazën e alfabetit braj (varianti shqip), për të shkruar e lexuar me shkrim në reliev nxënësit që nuk shohin. Krahas kulturës së përgjithshme, nxënësit pajisen dhe me aftësi e shprehi pune dhe fitojnë një profesion të caktuar.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti Për Mësimin Dhe Edukimin E Fëmijëve Shurdhmemecë E Të Verbër


[cite]