ISHULL-LEZHA


ISHULL-LEZHA
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (J), në huzë të detit Adriatik. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ishull-Shëngjin, Manati, Velë, Grykë-Manati, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Në Mesjetë quhej Ishull i Madh i Medes. Më 1501 kur Gjergj Kastrioti i ri, nipi i Skënderbeut u kthye nga Italia, zbarkoi në I.L. dhe këtu ngriti kampin. Gjatë sundimit osman zona e fushës u braktis nga popullsia dhe vetëm në shekujt XVIII.-XIX u popullua përsëri me ardhjen e malësorëve të Mbishkodrës. Fshati u çlirua më 23.11.1944. Ështe qendër e koop. së bashkuar «Fran Ivanaj». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, patateve, orizit dhe rritja e gjedhit dhe e gjelit të detit. I.L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ishull-Lezha


[cite]