JAKOVA PRENKË


JAKOVA PRENKË
✤ (1917-1969). Kompozitor, Artist i Popullit. Lindi në Shkodër, ku që në rini mori pjesë në jetën artistike të qytatit si korist, instrumentist, aktor teatri, dhe më vonë ,si drejtues kori, hande e orkestre. Të asaj kohe janë edhe kompozimet ,e tij të para. Punoi si mësues në fshatrat e Shkodrës e të Mirditës dhe në Shkodër, ne atë kohë, kompozoi një album këngësh për fëmijë dhe një operetë. Pas Çlirinut punoi ne Shtëpinë e kulturës e të krijimtarisë së Shkodrës, duke drejtuar për 30 vjet veprimtarinë muzikore të rrethit. Pas një melodrame me subjekt historik (1945), shfaqjes ‘folklorike «Dasma shkodrane» (1947), veprimit muzikor «Dritë mbi Shqipëri» (1952), kompozoi më 1958 operën «Mrika», e para vepër kombëtare e kësaj gjinie. Në operën «Gjergj Kastrioti Skënderbeu», për herë të parë në muzikën tonë skenike u trajtua figura e heroit kombëtar. P. J. kompozoi edhe shumë këngë, ndër të cilat u bënë të njohura «Syrin si qershia», «Margjela», këngët korale masive «Gruri i ri», «Pranverë e re», «Kënga e fizkulturistëve», «Në njërën dorë kazmën në tjetrën pushkën» etj., një radhë romancash, kantatash etj.

(S. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jakova Prenkë


[cite]