JAPODËT
✤ Fis ilir që banonte në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të libumëve (shih). Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për
një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. J. kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romakë. Në sulmin e romakëve kundër J. dhe ilirëve të tjerë të V më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i
tëri
dhe u vranë në luftë
të gjithë mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që digjte qytetin. (S. A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Japodët
[cite]