
JET’ E RE
✤ (1922). Gazetë e përjavshme politike e shoqërore me drejtim atdhetar përparimtar. Numri i parë doli më 24.III.1922 në Korçë, vijoi deri në nr. 31. Lënda ishte kryesisht informative. Propagandoi idenë që vendi duhej të ecte me hap më të madh drejt një jete të re demokratike.
(P. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jet’ E Re
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "JET’ E RE" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/jet%ce%b3co-e-re