
JIREÇEK KONSTANTIN
✤ (1854-1918). Historian çek, profesor i Universitetit të Pragës e më pas në Vjenë. Është autor i një vargu studimesh për vendet e Ballkanit, ndërmjet tyre disa edhe për Shqipërinë. Së bashku me L. Taloci dhe M. Shuflain përgatiti dhe botoi dy vëllime të rëndësishme me dokumente: Akte dhe diploma që ilustrojnë çështjet e Shqipërisë mesjetare (shih). (Ll. N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jireçek Konstantin
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "JIREÇEK KONSTANTIN" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/jire%c3%a7ek-konstantin