JOCA SLIEJNAZE
✤ (1924-1944). Veprimtare e shquar e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në Shkodër, Nxënëse në shkollën femërore «Donika Kastrioti* -të Shkodrës, përqafoi idetë komuniste dhe u bë revolucionare e vendosur, anëtare e organizatës së Rinisë Komuniste me themelimin e saj. Mori pjesë në disa demonstrata antifashiste. Pasi u përjashtua nga shkolla, veprimtarinë revolucionare e zhvilloi në Tiranë dhe më 1942 e vijoi në ilegalitet me rininë e qytetit të Elbasanit. Më vonë u radhit në batalionin partizan të Çermenikës. Anëtare e PKSH në’ flllim të 1943. U shqua për trimëri dhe veçanërisht si organizatore e rinisë në zonën e Shëngjergjit dhe si mësuese në zonat e’ çliriiara të qarkut të Elbasanit. Ra heroikisht duke luftuar kundër nazistëve gjermanë në Zdrajsh të Çermenikës më 20.12.1944. .
(F, La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Joca Sliejnaze
[cite]