JOKL NORBERT


JOKL NORBERT
✤ (1877-1942). Gjuhëtar austriak, indoevropianist, që ia kushtoi tërë jetën e tij studimit të gjuhës shqipe. Punoi si bibliotekar në bibliotekën e Universitetit të Vjenës, duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm për shqipen, baltishten etj. Me pushtimin e Austrisë nga nazizmi gjerman më 1939, u pëmdoq, u dërgua në një kamp përqendrimi, ku edhe vdiq.

lëvroi fusha të ndryshme të gjuhësisë shqipe, në radhë të parë, studimet etimologjike e fjalëformimin, marrëaiiëmet e snqipes me gjuhë të tjera, fonetikën e morfologjinë historike të saj. Si vëllim më vete arriti të botonte vetëm: Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes (1911), dhe Gjurmime gjuhësore e historike-kulturore nga lëmi i shqipes (1923). Hartoi studime të shumta, që u botuan në përmbledhje e organe shkeneore të ndryshme, disa edhe pas vdekjes. Mbajti për më se një të katërt shekulli (19161940) rabrikën e bibliografisë për gjuhën shqipe në organin vjetor ndërkombëtar «Indogermanisches Jahrbuch».

Në punimet e N. J. u trajtuan me thellësi, rreptësi shkencore e objektivitet çështje të rëndësishme të historisë së jashtme e të hrendshme të gjuhës shqipe, në veçanti gjurmimi i burimit të gjuhës shqipe. Ai dha vështrin.e të ngjeshura të ilirishtes, trakishtes e shqipes, shqyrtoi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e lashta jogreke të Ballkanit dhe shtjelloi tezën e tij të prejardhjes së gjuhës shqipe, duke u përpjekur të bëjë një sintezë të tezave ilire e trake. Mbrojti autoktoninë e shqiptarëve, po duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme. Duke eeur në rrugën e hapur nga H. Pedersen (shih), në studimin e shqipes N. J. i kushtoi vëmendjen më të madhe elementit vendës, në radhë të parë elementit trashëgimor indoevropian. Ai i çoi mjaft përpara gjurmimet etimologjike shqiptare. Me to u hodh dritë e qartë mbi shumë fjalë të shqipes, u rishikuan mjaft etimologji, duke u provuar karakteri vendës i mjaft elementeve të mbajtura si huazime. Vdekja tragjike nuk e Ia N. J. t’i përqendronte arritjet e tij në vepra madhore përgjithësuese.

(M. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jokl Norbert


[cite]