JONIMAJT


JONIMAJT
✤ Familje feudale, zotërimet e së eilës shtriheshin në trevën bregdetare midis lumenjve Mat dhe Ishëm, ndërsa një degë e saj i kishte zotërimet më në V., në krahinën e Shkodrës. Nën zotërimin e tyre ishte tregu i rëndësishëm i kripës Shufadaja pranë Ishmit. J. përmenden qysh në fillim të shek. XIII si nënshkrues të aktit për marrëveshjen e Dhimitrit -të Arbërit me Raguzën (shih); një J. tjetër përmendet në marrëveshjen e nënshkruar midis disa feudalëve shqiptarë dhe Karl Anzhusë në vitin 1274. Në fund të . shek. XIV dhe në fillim të shek. XV përmendet si figurë e rëndësishme Dhimitër J., në trevën e Shkodrës. Sipas situatës së jashtme, ai ishte herë • vasal i venedikasve d’ne herë i osmanëve, për disa kohë ai njihet si vasal i Kojë Zaharisë, zot i Dejës. Emri i J. ruhet sot në toponiminë e V dhe J (fshatrat Gjonmi, Gjormi).

(P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jonimajt


[cite]