JONXHA
✤ (Medicago sativa, L.). Bimë barishtore shurnëvjeçare e kultivuar, e familjes bishtajore (Leguminosae), me rrënjë boshtore, me kërcell të lartë deri 80 cm me gjethe treshe e!ip~ tike, me lule blu ose manushaqe të vendosura në vile 10-30 lule, që lulëzojnë në majqershor. Bën frut një bishtajë me 2-7 fara.
Në Shqipëri J. është kultivuar që në kohët e lashta, traditë kanë rrethet Dibër, Gjirokastër, Korçë, Shkodër etj.
J. rritet në klimë të ngrohtë e të freskët deri në lartësitë 1500 m, toka të përshkueshme me taban të thellë, të pasura me lëndë ushqyese e gëlqerore. Me ujitje e rrit aftësinë prodhuese. Në prodhim mbahet 3-4 vjet dhe merren sipas vendit dhe kushteve 3-7 kositje në vit. J. zë 40% të tokave të mbjella me foragjere, përdoret si njomishte, sanë, miell vitaminoz, kullotë etj. J. është parabimë e mirë që pasuron tokën me azot e lëndë organike, përmirëson strukturën e saj.
(A.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jonxha
[cite]