Jorgji Kroi
Jorgji Kroi (- +1945) ka drejtuar korin e Mitropolisë nga vitet 1922-1923. Me origjinë nga Vithkuqi i Korçës Jorgji u rrit duke luajtur në violinë, të cilën nuk e ndau për asnjë moment. Studioi në Universitetin e Athinës në vitin 1896. Pas studimeve ka punuar për 18 vjet në Shkollën Teologjike të Mitropolisë së Korçës. Kori kishtar i Mitropolisë përbëhej prej nxënësve të qytetit. Jorgji Kroi ka kompozuar edhe shumë këngë karakteristike korçare, prej të cilave mund të veçonim “Burimi i Çardhakut”. Jorgji fjeti më 25 janar të vitit 1945.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]