Kërkimi i shkëmbinjve dhe i mineraleve
Ekskursionet tona paraqesin pa dyshim një interes më të madh në qoftë se dimë ti njohim shkëmbinjtë dhe mineralet që ndeshim rrugës. Shumë njerëz e kanë zakon ti mbledhin, ti klasifikojnë, të krijojnë koleksione dhe, bile, të kryejnë me to veprime të mëtejshme, domethënë, ti presin e ti shkëlqejnë. Tipat kryesorë të shkëmbinjve si graniti, bazalti dhe argjila janë mjaft të lehtë për tu njohur, po ashtu si edhe disa minerale të tjera, që paraqesin karakteristika të theksuara për sa i përket shkëlqimit dhe ngjyrës. Ekzemplarët mund të kërkohen kudo që shohim shtresa shkëmbore në sipërfaqe: në rrugë, në shpella, në miniera e në greminat e maleve; në shtratet e rrjedhjes së ujërave, në plazh; në morenat akullnajore, në shkretëtirat dhe në zonat vullkanike.
Në disa vende shtresat shkëmbore mund të duken shumë uniforme, por, në qoftë se ato kanë pësuar palosje ose kanë rënë në kontakt me magmën, mund të përmbajnë kampione interesante. Mund të gjenden gjithashtu minerale të depozituara nga rrjedhja e ujit të nëndheshëm: për shembull, kristalet e kalcitet në të çarat e gurëve gëlqerorë. Disa minerale nuk mund të njihen as nga ekspertët por vetëm me anë të analizave laboratorike; me ndihmën e një libri të mirë, të gjithë mund të mësojnë dhe të njohin një numër të madh prej tyre; dhe kjo përpjekje është mjaft interesante.