KODIKU I 25-TË, I BERATIT
(ANTOLOGJI PATROLOGJIKE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 30 x 27 cm.
Sasia e fletëve: 503.
Teksti: Në dy kolona, grafi e tipit të vonë prej fletës 493 deri në fletën 503. Ka gjithashtu
grafi me shkronja korsive, në ngjyrë kafe. Të dy shkrimet janë me vlerë kaligrafike.
Kodiku nuk ka pasur kapakë kur u gjet. Ata që ka, i janë vënë nga arkivistët.
Datimi: Në bazë të grafisë së tipit të vonë, duhet t’i atribuohet shekullit të 13-të.
Legjenda e kodit:
Mbi hirotoninë klerikale, fleta 1;
Të ndryshme, fleta 3;
Mbi veten dhe të atin dhe Vasilin si apologjetik. Peshkop Nika u hirotonis nga Sasimi, fleta 36
verso;
Pas kthimit të ikjes, Nika kishte për qëllim ta dorëzonte atë si peshkop të Sasimit, fleta 39;
Mbi Grigorin, peshkopin e Nisit (që u tregua) me përvojë, fleta 41;
Mbi njerëzit e kulturuar, mbi ata që janë në agoni, si dhe mbi arkondin zemërak, fleta 52;
Mbi fjalimet e Joanit (Gjonit) dhe mbi vëllain e tij Cesar (epitaf), fleta 60;
Mbi motrën e tyre Gorgonia (epitaf), fleta 69;
Epitafi i tetë në prani të Shën Vasilit, fleta 79;
Logos (ligjëratë, fjalim) i parë paqësor, fleta 100;
Logos i dytë paqësor, fleta 110 verso;
Logos i tretë paqësor, fleta 116 verso;
Theofania, fleta 124;
Mbi epifaninë, fleta 132;
Mbi pagëzimin, fleta 142;
Mbi Pashkën, fleta 167;
Mbi Pashkën, Logosi i 2-të, fleta 169;
Mbi të Dielën e Re, fleta 184;
Mbi pendikostikën (pesëdhjetoren), fleta 189;
Mbi mbajtjen e rregullit në biseda, leksione (liturgjike), fleta 197 verso;
Mbi arianët, fleta 211 verso;
Mbi dogmën e shenjtë dhe rregullin e peshkopëve, fleta 261;
Mbi teologjinë, fleta 265;
Kundër tre peshkopëve nga Egjipti, që janë kthyer (konvertuar?!), fleta 284;
Mbi dashurinë për vobegësinë, fleta 290;
Mbi presbiterin (priftin, meshtarin) Klidon, fleta 304 verso;
Po mbi Klidonin meshtar, Logos 2, fleta 307 verso;
Mbi vetveten, Logos 1; mbi ata që quhen si dashamirës për atë që do të jetë i Katedrës së
Kostandinopojës, fleta 313 verso;
Mbi veten e tij, fleta 319 verso;
Mbi një filozof, fleta 329 verso;
Mbi ditën e kujtimit, fleta 340;
Mbi Athanasin, peshkop i Aleksandrisë, fleta 349;
Mbi Makabejt, fleta 365;
Mbi rregullimin (sistemimin) e peshkopëve në prezencë (paraqitje), fleta 373;
Mbi Shën Vasilin, fleta 385;
Kundër atyre që janë pro Julianit, Logos 1, fleta 423;
Mbi të njëjtën temë, Logos 2, fleta 466;
Mbi saktësinë dhe mbi autenticitetin e Ungjillit, fleta 484;
Mbi nektarin, fleta 493;
Omilie; fjalët e tjera janë zhdukur nga grisja e pergamenës, fleta 494;
Mbi virgjëreshën (Shën Mërinë), Logos këshillues, fleta 495;
Dhoksologjia (himn kishtar, që konsiderohet nga më të parët, nga më të vjetrit), fleta 497;
Jeta e atit, shenjt ndër shenjtorë, Grigorit të … Theologut, fleta 498;
Pjesa prej fletës 503, me 5 fletët e fundit, është dëmtuar shumë. Teksti është i palexueshëm
nga grisja e pergamenës. Disa fletë të tjera që përmbante ky artikull janë zhdukur.
Ky është një nga ata kodikë që kanë pësuar shumë dëme:
Fleta e parë disa fjalë i ka të fshira në tekst. Fletët 121 e 122 kanë pësuar fshirje të disa
fjalëve dhe shkronjave në tekst nga fundi i rreshtave të kolonave anësore. Në fletët 121-126
rreshtat e fundit të kolonave anësore janë të përskuqur prej një lënde që është derdhur mbi
to, por duke mos dëmtuar shkrimin. Fleta 178 ka pësuar një grisje në kolonën anësore dhe
ka nevojë të restaurohet. Në disa fletë ka njolla, si në fletën 121, ku njollat nuk i kanë zhdukur
shkronjat. Prej fletës 119 deri në fletën 238 ka zhdukje shkronjash nga një lagështi e
vazhdueshme, por fatmirësisht kjo nuk ka depërtuar thellë në tekst. Po një dëm i tillë ka
ngjarë edhe në fletët 141-165, si dhe në fletët 269-289. Po ky dëm vazhdon në fletët 299-303,
si dhe në fletët 345-352. Në vazhdim dëmtimi rishfaqet në fletën 355 verso, në fletët 356 dhe
në 363 verso, në fletët 364, 367, 369-370, 371-374. I njëjti dëmtim rifillon prej fletës 445 deri
në 453, përsëri prej fletës 458 deri në 460, prej fletës 463 deri në 492. Kurse fletët e fundit
janë dëmtuar shumë prej insekteve, në pjesën e sipërme, sidomos prej fletës 493 deri në
503, që është fleta e fundit.
Ngrëniet nga insektet, të fletëve të pergamenës, fillojnë prej skajit të poshtëm ku lidhen fletët
e kodikut dhe shfaqen në fletët 266-503, që është fleta e fundit, duke mos e dëmtuar tekstin,
por duke e shëmtuar kodikun.
Ky kodik nuk ka stolisje, përveç grafisë së tij bukurshkrimore dhe një vinjete në fletën e parë,
në ngjyrë kafe, por pa ndonjë vlerë artistike, si dhe rrallë ndonjë germë nistore, vizatuar në
format të madh, po në ngjyrë kafe.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve